Sulmi ajror në bazën ushtarake në Ukrainë, rritet numri i viktimave, të paktën 35 të vrarë

schedule11:05 - 13 Mars, 2022

schedule 11:05 - 13 Mars, 2022

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmi në bazën ushtarake në Ukrainë është rritur.

The Guardian raporton se deri më tani janë regjistruar 35 viktima, ndërsa numri i të plagosurve është rritur. Burimet thonë se numri i raportuar i të vrarëve tejkaloi shifrën e shpallur nga guvernatori i rajonit Lviv herët në mëngjes të së dielës.

Maksym Kozytskyy tha se nëntë persona u vranë në sulmet ajrore në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare të Paqes dhe Sigurisë, ndërsa 57 ishin të plagosur.

Baza e stërvitjes ushtarake Yavoriv, afër kufirit polak, u godit nga disa raketa këtë të diel, thonë zyrtarët./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!