Rangnick: CR7 sot shkëlqeu, reaguam siç duhet kundër Tottenham

schedule22:42 - 12 Mars, 2022

schedule 22:42 - 12 Mars, 2022

Manchester United mori fitore ndaj Tottenham, ndërsa i falët Cristiano Ronaldos që shënoi 3 gola për të mposhtur i vetëm “spursat” me sfidën që u mbyll me shifrat 3-2.

CR7 padiskutim ishte lojtari i mbrëmjes, ku me golat e shënuar u bë edhe lojtari më i mirë i historisë ndërsa në gjithë karrierën e tij ka arritur të shënojë plot 808 gola, më shumë se çdo lojtarë tjetër.

Por pas kësaj ndeshjeje, trajneri i djajve, Ralf Rangnick ka befasuar në deklaratën e tij për sulmuesin portugez, teksa është shprehur se mund të mos e niste ndeshjen ditën e sotme titullarë.

 “Ne treguam reagimin e duhur që duhej të tregonim pas pjesës së dytë të keqe në Etihad. Ekipi e meritonte të fitonte, reagimi pas dy golave të barazimit ishte i mrekullueshëm”.

Më pas ai zbuloi edhe arsyen pse vendosi që Ronaldo ta niste titullar ndeshjen e sotme: “Sot ishte performanca e tij më e mirë, të paktën që kur kam ardhur unë. Ai ishte mirë në stërvitje të enjten dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta luaj si titullar.

Performancë fantastike nga ai, por edhe nga pjesa tjetër e ekipit. Ai mund ta bëjë këtë gjë vetëm me ekipin. Një paraqitje fantastike. Nuk ishin vetëm tre golat sot, por ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës kur ata ishin në zotërim të topit.

Ishte ndoshta paraqitja jonë më e mirë duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarëve. Ishte e nevojshme, duhej të fitonim ndeshjen dhe kjo do të na japë një shtysë për ndeshjen tonë të ardhshme”, përfundoi Rangnick duke u shfaqur shumë i lumtur me performancën e ekipit të tij. /f.a/abcnews.al