Rreth 13,000 ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare të shtunën. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i Ukrainës ndërsa shifrat janë thuajse dyfishi i atyre që arritën të largoheshin të premten.
Në një mesazh në rrjet, Iryna Vereshchuk tha se askush nuk kishte arritur të largohej nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, duke fajësuar këtë për pengimin nga forcat ruse.
Moska ka akuzuar më herët forcat ukrainase për bllokimin e qëllimshëm të njerëzve atje. /abcnews.al/