Transplanti i veshkave me financim nga shteti, Manastirliu: Përfituan 62 pacientë

schedule13:59 - 15 Mars, 2019

schedule 13:59 - 15 Mars, 2019

62 pacientë në vend kanë realizuar transplantin e veshkave me financim 100% nga shteti. Këtë e beri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila vizitoi një 30-vjeçare nga Vlora, e cila përfundoi ndërhyrjen me sukses.

Kjo 30-vjeçare nga Vlora, nënë e dy fëmijëve prej 12 vitesh vuante nga problemet ne veshka. Shërbimi i dializës sipas mjekëve nuk e ndihmonte më. Nëse nuk kryente transplant rrezikonte jetën. Ndërhyrja u realizua me financim 100% nga shteti dhe ministrja e Shëndetësisë që shkoi për ta vizituar thotë se rezultoi e suksesshme.

“Ti Esmeralda je një ndër 20 rastet, të cilët përgjatë vitit 2018 e në vijim kanë kryer transplantin falas nëpërmjet financimit publik në spitalet jo publike. Mua më vjen mirë që rasti yt është një rast suksesi dhe që ja dole. Ajo çfarë është e rëndësishme është që qytetarëve të cilat vuajnë nga sëmundjet e veshkave të mund t’i ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Atyre pacientëve të cilët bëjnë dializën por që kanë mundësi të kenë pajtueshmëri për të bërë dhe transplantin, të mundemi t’ua ofrojmë transplantin falas”.

Transplanti i veshkave është pjesë e paketave shëndetësore të cilat financohen nga shteti në spitalet publike dhe jo publike. Ministrja e Shëndetësisë thotë se nga ky shërbim kanë përfituar 62 pacientë, 5 transplante janë kryer tre muajt e parë të këtij viti. Kostoja e një transplanti shkon në 1.2 milionë lekë të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!