Spezia e Rey Manajt është rithyer të fitorja pas 4 humbjeve radhazi. Një triumf me rezultatin 2-0 ndaj Cagliarit i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme në stadiumin “Piço”.
Sulmuesi Shqiptarë Rey Manaj ishte protagonist në këtë ndeshje vetëm 6 minuta pasi u aktivizua në pjesën e dytë, teksa gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutën e 73-të, ndërsa tashmë ka arritur në kuotën e 4 golave në këtë sezon në Seria A.
Golin tjetër por Spezian e shënoi Erlic në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa goli i Manajt ishte i dyti për skuadrën e tij.
Plot 4 gola janë shënuar në “Stadio Arechi”, por nuk doli asnjëra skuadër fitues mes Salernitana dhe Sassuolos. Një takim i luftuar mes të dyja skuadrave të cilat nuk mundën dot të shënonin edhe golin e fitores, ndërsa në këtë mënyrë ndahen në barazim 2-2 mes tyre.
Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Bonazzolin, por miqtë përmbysin gjithçka në pjesën e parë fale golave të Scamaça dhe Traoré. Vendasit përpiqen të shfrytëzojnë daljen me të kuq të lojtarit të Sassuolos, Raspandorit dhe gjejnë golin e barazimit me Djuric.
/f.a/abcnews.al