Meridiani ka qenë një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP. Ai pati një përplasje dhe me Romeo Veshaj që erdhi pas eliminimit nga shtëpia e famshme. Meridiani shpërtheu asokohe ndaj Donaldit pasi e nxori në nominim me veten e tij dhe Ilirin.
Së fundmi, gjatë një interviste televizive, ka folur për raportin që ka me aktorin e humorit duke thënë se ka ndryshuar shumë pas famës që mori. Por përveç Donaldit, ai nënkuptoi se miqësia me Arjolën nuk është si më përpara.
“Ka pasur njerëz që për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit më kanë ofenduar dhe kur u ndanë më kërkuan falje. Unë doja që njerëzit t’i njohim kur kanë pushtet dhe pasuri. Dhe kur njerëzit merrnin pushtet tjetërsoheshin.
Rasti konkret është Donaldi. Unë nuk kam asnjë kontakt me të tani që jam jashtë por brenda nuk më ka pëlqyer. Me ata që kam folur ne shtëpi flas ende, përfshirë edhe Beatrix. Me të kam folur shumë me mesazhe. I kemi thënë njëri-tjetrit të njëjtat fjala të mira që kemi thënë brenda.”, tha ai.
Kur u pyet që të përshkruante lojën e ish banorëve kur ishin brenda, Meridiani tha për Donaldin: “Të vrasin natën dhe të qajnë ditën. E lidh me veten time. Nuk kam asnjë kontakt me të.“/abcnews.al