Qindra qytetarë në Durrës janë nisur në drejtim të komisariatit, për të kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.
Pasditen e së premtes qytetarët durrsakë bllokuan superstradën Durrës-Tiranë, ku patën dhe përplasje me policinë, pasi ndërhyrjes së këtyre të fundit për të liruy7ar rrugën.
Gjatë përplasjes disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat.
Kujtojmë që Policia e Shtetit prej dy ditësh ka urdhëruar shoqërimin e personave që bllokojnë rrugën, me justifikimin e mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të qytetarëve./ Abcnews.al/