Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar aksionin e gjerë të kryer nga SPAK në disa qytete të vendit. Në studion e ABC Live, Hoxha theksoi se operacioni i SPAK është fokusuar në dy sezone të kultivimit të kanabisit në vitin 2019 dhe 2020.
“SPAK duket që ka kryer veprime shtesë. I është dashur të bëjë përgjime dhe në fund ka vendosur të verojë. Periudhë që ka hetuar SPAK, është nga marsi 2019 deri në nëntor 2020. Pra kanë hetuar dy sezone të kultivimit të kanabisit. 2019 ka qenë viti i zgjedhjeve, 2020 është e shoqëruar me situatën e Covid. atë vit u mendua se nuk do të ketë kultivim. Në fakt ndodhi e kundërta. Të vetmit që punonin në jug ishin kultivuesit e kanabisit. Kishin fuqi të lirë punëtore. Të jepte mundësinë që dilje larg qyteteve dhe aty nuk kishte kontroll. Të dyja këto sezone kanë qenë hetim i SPAK.
Ky hetim i kryer gjatë këtyre dy sezoneve, ka vazhduar në 2021 dhe u finalizua në 2022. SPAK thotë se ka goditur 5 grupe, janë arrestuar 35 persona. Mes kësaj ka edhe efektivë policie. Duket që rrethi i njerëzve që janë nën hetim është kompleks. Kryesisht janë nga zonat e jugut, por edhe Shqipërisë së mesme.
Duket një hetim i gjerë, i detajuar. Në dijeni time di që prokuroria dhe policia ka referuar më tepër vepra penale gjatë këtyre viteve. Tani jemi në sezonin e ri të kultivimit të kanabisit. Sapo ka filluar përgatitja e tokës”, tha ai.
Gazetari tha se ky vit është favorizues për kultivimin e kanabisit, për shkak të krizës ekonomike në vend, si dhe përqendrimit të vëmendjes së autoriteteve te lufta në Ukrainë.
“Deklaratat e zotit Nano duhet të shoqërohen me veprime konkrete. SHÇBA në disa raste është përpjekur të bëjë referime. Deri tani kemi parë që penalizmi ka qenë në rangje të ulëta. Megjithatë, ky si apel që bëhet duhet të shërbejë. Situata këtë vit është shumë favorizuese, me një çmim të lartë në treg, rendi dhe siguria në vend, konflikti në Ukrainë, kriza ekonomike. Këtë vit mund të gjesh punëtorë të lirë, ti mund të gjesh të çara sa të duash.
Kam parë në terren dhe më rezulton se Shqipëria do të jetë vend origjinë për kanabisin. Të dhënat e deritanishme dhe situata në përgjithësi e favorizojnë kultivimin e kanabisit. Duhet të jenë të kujdesshëm për kontrollin e territorit”, tha ai. g.v/abcnews.al