Kukësi në një moment “JO”, Gjici zbret në fushën e blertë për të motivuar lojtarët

schedule16:00 - 11 Mars, 2022

schedule 16:00 - 11 Mars, 2022

Kukësi do të sfidojë Dinamon në takimin e javës 25-të të Abissnet Superiores, një përballje që do të jetë e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit shqiptarë, duel që do të luhet ditën e dielë ora 13:45, stadiumi Kamëz.

Verilindorët e Diego Longos nuk po kalojnë një moment pozitiv në kampionat, teksa në 4 ndeshjet e fundit kanë harruar shijen e fitores. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por tek Kukësi ka dhe një çështje Longo-Hila, me këtë të fundit që është dënuar nga tekniku italian dh është dërguar te Kukësi U-21.

Para stërvitjes, skuadra e Kukësit është vizituar nga Presiedenti, Safet Gjici, i cili ka motivuar ekipin përpara takimit me blutë dhe pas disa minutave me nota humori ekipi ka nisur normalisht stërvitjen.

Përveç këtyre, me ekipin janë rikthyer dy lojtarë të rëndësishëm që do të jenë gati kundër bluve. Shqiprim Taipi dhe Kreshnik Bahtiri janë lojtarët që gëzojnë Longon, ndërsa nga krahu tjetër po dy lojtarë e “shqetësojnë” trajnerin e verilindorëve.

Shkurtaj dhe Lulaj ishin dy mungesat e vetme për shkak dëmtimesh teksa pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë nën urdhërat e trajnerit Longo. /f.a/abcnews.al