Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka reaguar ndaj kundërshtimit nga një pjesë e rusëve të luftës në Ukrainës. Mjaft prej tyre thonë se “u vjen turp që janë rusë”, pasi Putini dha urdhrin për pushtimin e Ukrainës.
Por, Peskov mendon ndryshe sipas agjencisë TASS. Ai thotë se ata që shprehen të turpëruar nga origjina e tyre, në fakt nuk janë rusë.
“Një rus i vërtetë kurrë nuk ka turp të jetë rus. Nëse dikush thotë kështu, atëherë ai nuk është rus dhe nuk ka ankesa kundër tij. Ai nuk është me ne”, tha Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e disa qytetarëve se ata “turpëroheshin të ishin rusë”. /abcnews.al