Haaland gati t’i thotë “PO” Barcelonës, por sulmuesi ka një kusht

schedule09:20 - 11 Mars, 2022

schedule 09:20 - 11 Mars, 2022

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është një nga më të kërkuarait nga klubet e mëdha të cilët kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Për norvegjezin në garë janë Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Manchester City. Edhe p[se ka një konkurencë të madhe për Haaland, Barça nuk ka hequr dorë dhe do të tentojë ta transferojë sulmuesin në “Camp Nou”.

Siç është raportuar në media disa ditë më parë, presidenti Loan Laporta është takuar me Mino Raiolën në Monaco, që është edhe menaxheri i lojtarit, ndër sa trajneri Xavi Hernandez shkoi në Mynih për të takuar lojtarin dhe për t’i shpjeguar se cili do të ishte roli i tij në skuadër.

Sipas faqes së internetit “Le10sport”, Haalandit i pëlqen ideja për të veshur fanellën blaugrana, por ai ka një kusht për të hedhur firmën, nënshkrimin e një kontrate me afat të shkurtër. Me këtë detaj, sulmuesi norvegjez synon të jetë në gjendje të rishikojë kushtet ekonomike, pasi klubi i Barçës të kapërcejë situatën delikate financiare. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!