Pas gati 10 orësh seancë parlamentare, Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro dhe 34 kundër raportin e maxhorancës për Komisionin hetimor të inceneratorëve. Ndërkohë që raporti i opozitës i paraqitur nga Jorida Tabaku është rrëzuar me shumicë të cilësuar duke mos marrë as votat e vetë opozitës në kuvend. Raporti i PD-së është rrëzuar me 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.
Nuk dihet ende se si kanë votuar deputetët, por gjykuar nga numri i votave mendohet se grupi i Berishës dhe LSI të kenë votuar kundër raportit të PD për Komisionin hetimor të inceneratorëve, të cilët shpesh kanë hedhur akuza duke e cilësuar si një komision fals që nuk ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës.
Seanca u fokusua tek raporti i demokratëve. Ishte kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku që lexoi konkluzionet, ndërsa i qëndroi akuzës së aferës së korrupsionit prej 430 milionë euro.
“Janë 50 individë të cilët janë përgjegjës të drejpërdrejtë“
Megjithatë shumat e dhëna nga buxheti për koncensionarët, inceneratorët nuk janë në funksion.
“Asnjë prej impianteve nuk është në punë”
Në konkluzion tjetër kanë arritur socialist, siç deklaroi nënkryetarja e komisionit, Ermonela Felaj.
“Opozita do t’u japë jap jetë gënjeshtrave. Që bëhen të mëdha sa të besohen”.
Raportin me gjetjet Parti Demokratike do e dorëzojë në SPAK, që në fakt është në proces hetimor për 3 inceneratorët, të Tiranës, e Elbasanit dhe Fierit.
/abcnews.al

