Si zgjidhet situata e çmimeve? Të ftuarit debat në “Log.”

schedule21:59 - 10 Mars, 2022

schedule 21:59 - 10 Mars, 2022

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore si dhe deklarata e kryeministrit Rama për marrjen e disa masave brenda 48 orëve përfshirë dhe ngritjen e Bordit Kombëtar për Administrimin e Karburanteve, ka sjellë debat të fortë në emisionin ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endrti Xhafo, mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Për zv.Kryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti, njëherësh deputete e PS, qeveria do të ndërhyjë duke përkrahur shtresat vurnerabël, ndërsa shtoi se ngritja e bordit ka si qëllim ndalimin e spekulantëve për rritjen e çmimeve në treg.

Ndërkohë që deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se qeveria sot nuk mund të anashkalojë Autoritetin e Konkurrencës duke mbingarkuar një tjetër ‘institucion’ si Bordi Kombëtar për Karburantet, ku pjesë do të jenë edhe vetë furnitorët e naftës.

Sipas tij zgjidhja është heqja e taksave, ose rishikimi i koncensioneve.

Pjesë nga debati:

Gjylameti: Ju kujtoj që brenda taksave të naftës përfshihet edhe taksa e karbonit.

Shehu: Taksa e karbonit ka qenë 4 lek është bërë 27, është rritur 20 lekë nafta.

Gjylameti: Sot ne nuk nxisim Autoritetin e Konkurrencës që të nisë një hetim në treg.

Shehu: Po ky bordi i kryeministrit e bën dot atë punë?

Gjylameti: Hetimi nga ana e Autoritetit të Konkurrencës ka nisur prej 4 ditësh, më vonë do të kemi rezultatet. A duhet të ndërhyjmë në taksa, apo të mbështesim shtresat vurnerabël. Ke pjesa e shportës janë një sërë masash që janë ndërmarrë. Jemi në një moment që na duhet të reflektojmë.

Bylykbashi: Ne kemi një Autoritet Konkurrence dhe na thuhet që nuk mund të ndërhyjë këtu, kur është që duhet të ndërhyjë për të thyer kartelet e fshehta. Në një vend normal është një nga autoritet më të fuqishme. Duhet ta bëjë nuk ka mundet. Nuk e kuptoj pse shkoi çmimi brenda një dite nga 1800 lekë në 2600 lekë, për çfarë duhet Autoriteti i Konkurencës? Atëherë ky nuk është autoritet korrupsioni. Kjo është të institucionalizosh kartelin me ligj, sepse thërret ata që e kanë në dorë. Qeveria ndërhyn duke heq taksën e qarkullimit me gjithë tvsh, ndërhyn duke marrë më shumë taksë. Jemi në një fazë shumë specifike. Jemi në kushte të jashtëzakonshme. Qeveria duhet të shohë të gjitha opsionet që ka, mund të rishohë edhe buxhetin. Nga ajo që kuptoj unë që shteti duhet të rishohë kontrata e PPP-ve, sheh skedulet e pagesave.  Sot më kontaktuan operatorët e transportit publik në Tiranë të cilët thanë se brenda 1 jave mund të ndërpresim shërbimin publik. Ata thonë që paguajnë njësoj taksë si ata me makina private.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!