Të gjithë e dinë se sa të shëndetshme janë perimet me gjethe jeshile. Dhe po, sigurisht duhet t’i konsumoni rregullisht. Perimet jeshile ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe uljen e presionit të gjakut. Gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, por kontribuojnë dhe në shëndetin e trurit.
Kur doni të hani perime me gjethe, opsioni është më se i mjaftueshëm: lakër jeshile, marule, spinaq etj. Por a e dini se cili ndihmon për të humbur peshë?
Dietologia Jenny Champion thotë se spinaqi është në krye të listës për disa arsye. Ka 3.6 gram karbohidrate në 100 gram spinaq.
Kërkimet po dëshmojnë vazhdimisht se reduktimi i marrjes së karbohidrateve kontribuon në humbjen e peshës. “Spinaqi është gjithashtu i pasur me fibra. Por nuk duhet tepruar me konsumin. Ngrënia e shumë perimeve jeshile mund të prishë gjëndrën tiroide dhe ta bëjë më të vështirë humbjen e peshës.
Përveç kësaj, konsumimi i sasive të mëdha të spinaqit mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka – veçanërisht nëse jeni të prirur për formimin e gurëve”, përfundoi Champion dhe vuri në dukje se një filxhan spinaq në ditë mjafton për përfitime maksimale. /abcnews.al