Pas barazimit pa gola ditën e djeshme ndaj Sporting, Guardiola ka folur në konferencën për shtyp.
“Pjesa e parë ishte më e mirë se e dyta. Mendoj se pas golit të anuluar nuk ishim shumë aktivë, nuk lëvizëm. Në pjesën e dytë gjithçka ishte e vendosur tashmë. Ne arritëm të kualifikoheshim edhe pse e mbyllëm ndaj portugezëve me një barazim, kjo ka rëndësi.
Fakti që vjet ishim në finale, nuk do të thotë që do të shkojmë edhe këtë vit, por të shohim. Di të them që me siguri do të jetë e vështirë për kundërshtarët që do na bien në shorte”./ h.ll/abcnews.al