Terrorizoi qytetarët te sheshi “Skëndërbej”, jepet vendimi për 32 vjeçarin

schedule12:20 - 10 Mars, 2022

schedule 12:20 - 10 Mars, 2022

Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka dhënë vendimin për Arben Memën i riu i cili një vit më parë ka terrorizuar qytetarët në Sheshin Skëndërbej.

Burime  për abcnews.al bëjnë me dije se në vendimin e sotëm është vendosur që 32 vjeçari të qëndrojë dy vite në burg dhe 2 vite i hiqet leja e drejtimit të makinës.

Kujtojmë se më 26 Prill, 2021, Mema me makinën e tij ka hyrë në mes të turmës së njerëzve që ndodheshin në shesh, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë.

Mema akuzohet për tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt./abcnews.al