Në të njëjtën kohë me Tiranën, në protestë për rritjen e çmimeve janë ngritur edhe durrsakët.
Dhjetëra qytetarë po protestojnë para bashkisë, kurse një pjesë e tyre kanë parkuar makinat në rrugë.
Nafta është rritur me 30 lekë vetëm në 24 orët e fundit. Qytetarët janë ata që preken më shumë nga ky shtrenjtim. Kanë gjetur si zgjidhje mbylljen e automjeteve nga pamundësia ekonomike. Ka edhe nga ata që vijojnë të qarkullojnë sepse janë të detyruar për shkak të punës,shprehen të shqetësuar për rritjen e çmimit të naftës
Ekspertët i bëjnë apel institucioneve që të shtojnë monitorimet në tregje. Në tregjet ndërkombëtare është konstatuar se çmimi naftës është ulur me 2% si një përgjigje ndaj deklaratës së agjencisë ndërkombëtare të energjisë e cila është shprehur se po hartohet plan konkret për të ulur ndikimin nga nafta ruse.Gjatë së mërkurës një fuçi naftë po tregtohet me 124 dollarë.
/abcnews.al