Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kuvend nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve. Nënkryetari Petrit Vasili thekson se me anë të kësaj nisme LSI kërkon të pezullohet deri në fund të vitit taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit.
“Kam paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë Nismë ligjore për uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti)
Kam kërkuar pezullimin e pagesës së Taksës se Qarkullimit dhe Taksës se Karbonit.
Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne këto momente kritike.
Kuvendi duhet të miratojë menjehëre ketë Nismë Ligjore në të mire të qytetarëve dhe familjeve e bizneseve shqiptare.
Qytetaret duhen ndihmuar e mbështetur sot”, shkruan Vasili.
Kujtojmë se gjatë orëve të fundit çmimi i karburantit ka kapur nivele rekord në vendin tonë. Sakaq, kryeministri Edi Rama ka kujtuar se jemi të ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe se duhet kurajo për t’i përballuar.
/abcnews.al