Rritja e çmimit të naftës, Berisha i bashkohet protestës: Të gjithë në shesh pasdite

schedule10:48 - 9 Mars, 2022

schedule 10:48 - 9 Mars, 2022

Rritja e çmimit të karburantit pasditen e kësaj të mërkure do të bëjë bashkë qytetarët të cilët kanë paralajmëruar protestë para kryeministrisë.

Protestës për rritjen e frikshme të çmimeve ditët e fundit do i bashkohet edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh para kryeministrisë.

Tirana ne shesh ne ora 17:00 kundër qeverisë për rritjen e çmendur te çmimit te naftë”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë në protestën e sotme qytetarët kanë bërë thirrje për ulje të çmimit të karburantit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!