Stresi ka habitur me deklaratën që ka bërë së fundmi për reperët shqiptarë. Në një video live, Stresi është pyetur se çfarë do t’ju thoshte reperëve. Ai tha se duhet të bëjnë më shumë vepra pasi ndryshe sillen në jetën reale dhe ndryshe kur këndojnë.
“95 përqind e repistave shqiptarë janë studentë. Janë djem të mirë, të sjellshëm. Në jetën reale janë si femra ndërsa në mikrofon janë burra. Do të kisha thënë që të bëjnë më shumë vepra.“, u shpreh Stresi gjatë videos live me Kozakun. Ai shton se “5 përqind janë të mirë, 10 mund të jenë reperë tamam.”
Kujtojmë që reperi i ka dhënë fund përplasjeve shumë vjeçare që ka pasur me Noizy-n. Dyshja e suksesshme kanë vendosur të lënë pas çdo keqkuptim dhe kohët e fundit janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. /abcnews.al