Drejtuesi i degës së PD në Fier Agron Kapllanaj, ka tërhequr deklaratën e bërë para zgjedhjeve kur tha se nëse koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitonte Shkodrën do të largohej nga politika.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se Kapllanaj nuk do ta japë dorëheqjen pasi ka thënë se deklarata e tij ishte e nxitur.
“Deklarata ka qenë e nxituar, nuk do të jap dorëheqjen”, ka thënë ai.
“Nëse ju do të fitoni bashkinë Shkodër unë do të jap dorëheqjen nga politika”, kështu tha pak ditë më parë Kapllanaj.
Në votimet e pjesshme të 6 marsit “Shtëpia e Lirisë” fitoi bashkinë e Shkodrës, kurse PS 5 bashkitë e tjera. PD pësoi humbje të thellë duke u renditur pas “Shtëpisë së Lirisë” sa i përket votave.
/abcnews.al