POGRADEC – Një gjimnazist ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Pogradecit.
Burime për ABC bëjnë të ditur se sherri ka nisur në rrjetet sociale mes dy personave. Raportohet se pranë shkollës “Gjergj Pekmezi”, nxënësi i kësaj shkolle i identifikuar si J.L, ka goditur me thikë një person tjetër. I plagosur mësohet se aktualisht është në spitalin e Pogradecit në reanimacion.
Policia ka mundur të ndalojë J.L, ndërkohë morën në pyetje dhe disa nxënës të tjerë. /abcnews.al/