Lufta në Maripoul, Zelensky: Një fëmijë vdiq se nuk kishte ujë

schedule11:23 - 8 Mars, 2022

schedule 11:23 - 8 Mars, 2022

Qyteti i Mariupol, në Ukrainën juglindore, aktualisht po vuan nga mungesa e ujit, ushqimit dhe energjisë, shkruan skynews

Mungesat kanë çuar në humbjen tragjike të një fëmije nga dehidratimi, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Gjithashtu spitalet në qytet po përballen me mungesa të antibiotikëve dhe qetësuesve – me mjekët që duhet të kryejnë disa procedura urgjente pa to.

Forcat ruse janë fokusuar kryesisht në  Mariupol pasi marrja në kontroll e qytetit do të krijonte një korridor  midis Krimesë  dhe rajoneve pro-ruse të kontrolluara nga separatistët në Donbas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!