Gjylameti: Deputetët e rinj po rikthejnë në normalitet Parlamentin

schedule20:44 - 12 Mars, 2019

schedule 20:44 - 12 Mars, 2019

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti është shprehur se deputet e rinj të opozitës me pranimin e mandatit po i rikthejnë normalitetin Parlamentit shqiptar. Këto deklarata deputetja socialiste i ka bërë mbrëmjen e sotme nga emisioni “Provokacija” në “ABC news”.

“Çështja është se një pjesë e mirë e atyre kolegeve që kanë qenë në listat e dyta ose në pjesën e dytë të listës të PD dhe LSI po rikthejnë edhe një herë në normalitet Parlamenti shqiptar. Ky ishte një vendim që nuk duhej ndërmarrë nga ata dhe në momentin që është ndërmarrë nga ata ne duhet”.

Më tej deputetja e PS-së është shprehur se opozita dhe mazhoranca kishin debate të mira pa praninë e kamerave sesa me praninë e tyre nëpër komisionet parlamentare.

“Jo vetëm ato 5 minuta të një debati që mund të përçohet që nuk ka asgjë të përbashkët me një debati që duhet të ndodhi, është për t’u dënuar. Puna janë e përditshme përtej atij debati 5 minuta pavarësisht se i dënoj me shumë forcë dhe unë jam nga ato që jam ngritur disa herë edhe pse kam qenë shumë  e re në parlament, për të dënuar gjuhën që përdoret kundër grave. Për të gjitha gratë që janë në politike por jo vetëm. Sepse unë mendoj në momentin që përdorim nj gjuhë të tillë jo etem dhunojmë atë që mund t’i drejtohemi por të gjithë ato që përfaqëson secili prej nesh. Puna që behet e përditshme është shumë herë më e madhe sesa ajo që shfaqet. Edhe parlamenti nuk do bëjë dallim nga ajo që ka shoqëria shqiptare një shoqërie e cila është në tranzicion. Dhe besoj si në media ashtu edhe në çfarëdolloj sektori tjetër kemi ato momente ku nuk është krenar askush për çfarë ndodh por kemi dhe ato momente e tjera që shikojmë që gjërat ecin para. Që nga pjesa e komisioneve, puna që bëhet me votuesit puna që behet në terren me njerëzit gjithë ajo pjesa që bëhet pas për të arritur në projektligje që kur të arrihet në fund të ketë ndikim. Jam e bindur dhe mua tua them këtë sekret por të gjithë e dinë është sekret që nuk e themi me zë të lartë por ndërkohë është , që kur nuk janë kamerat diskutimi që kemi të dyja kahet e politikës është tërësish ndryshe nga ai që kemi kur shikojmë kamerat”.

Gjylameti duke komentuar punimet gjatë seancave parlamentare dhe e ka cilësuar ditën e enjte si të tmerrshme.

“Ajo dita e enjte në Parlament është nga ato ditët e tmerrshme. Ajo që duam të themi është se nuk kemi përballje të alternativave por kemi njërën palë që merret me përbaltje dhe një pjesë se çfarë duhet të bëjë”./abcnews.al