Korridoret humanitare, Ukraina: Plani djallëzor i Rusisë për të futur në kurth civilët

schedule10:17 - 8 Mars, 2022

schedule 10:17 - 8 Mars, 2022

Zëvendëskryeministri ukrainas ka paralajmëruar sot se megjithëse faza e parë e evakuimit të Sumy-t ka filluar, Rusia po “përgatitet ta pengojë procesin.”

Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit në Ukrainë tha se megjithëse Ministria Ruse e Mbrojtjes ka rënë dakord zyrtarisht për korridorin humanitar, Irina Vereshchuk ka paralajmëruar: “Pala ruse po përgatitet të ndërpresë punën e korridoreve humanitare dhe të manipulojë rrugën për të detyruar njerëzit të shkojnë në anën tjetër.”

Kujtojmë se sot është rënë dakord për një korridor humanitar për evakuimin e civilëve, përfshirë studentët e huaj, nga Sumy në Poltava. Ministria ukrainase e Punëve të jashtme i ka bNe i bëjmë thirrje Rusisë që të mbajë angazhimin e saj për armëpushim, të përmbahet nga aktivitetet që rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!