Kastrioti dhe Laçi do të përballen mes tyre një ndeshjen e javës së 24-të të kampionatit shqiptarë, takim që do të luhet në Kamëz ora 13:45.
Një takim interesant mes dy skuadrave, ku kurbinasit do të kërkojnë fitoren që iu mungon prej dy ndeshjesh, ndërsa synojnë t’i afrohen edhe Tiranës kryesuese pas barazimit që kjo e fundit arriti në derbi me Partizanin.
Nda krahu tjetër krutanët e Emiliano Çelës do të tentojnë 3 pikët e mbijetesës të cilat do të peshojnë shumë në fund të sezonin në llogaritë për qëndrimin në superligë.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe dilemat e fundit sa i përket formacionit që do të hedhin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare:
Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Hysein, Rami, Onanuga, Karakaçi, Zogaj, Hasani, Henry, Kaina. Trajneri: Emiliano Çela
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Velkovski, Ziko, Shehu, Ujka, Qato, Adeleke, Velija, Guindo. Trajner: Mirel Josa /f.a/abcnews.al