Te Manchester United nuk mbizotëron një atmosferë pozitive, për shkak të paraqitjeve jo shumë të mira në javët e fundit e cila kulmoi më pas me humbjen në derbi kundër Manchester City, me rezultatin e thellë 4-1.
Nëse djajtë nuk po kalojnë një moment të mirë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin Marcus Rashford, i cili po kalon një periudhë të mirë në “Old Trafford”.
Ai ka qenë vetëm 14 herë titullar këtë sezon, ka shënuar katër gola ku është kthyer lojtar kryesorë në formacionit bazë. Për të gjitha këto, futbollisti, një nga më të dashurit në Angli për aktet e tij solidare, por mendon të largohet nga Manchester United. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale gazetari i njohur italiane për çështjet e merkatos, Fabrizio Romano.
Rashford ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 me “Djajtë e Kuq”, por mund të largohet edhe më parë nga “Old Trafford”. Trajnerit gjerman, Ralf Rangnick, duket se po i shfaqen probleme serioze në këtë pjesë të fundit të sezonit, pasi Cavanit i skadon kontrata dhe nuk ka në plan të rinovojë dhe as Cristiano Ronaldo, i cili është i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe po mendon gjithashtu një të ardhme larg “Old Trafford”.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al