Gjimnasti rus pro luftës, vendos në fanellë simbolin “Z”

schedule11:18 - 7 Mars, 2022

schedule 11:18 - 7 Mars, 2022

Një gjimnast rus shkaktoi zemërim pasi kishte veshur një simbol pro-luftës ‘Z’ ndërsa ndante podiumin me një atlet ukrainas në një event në Doha.

Illia Kovtun i Ukrainës fitoi dje në shtyllat paralele në Kupën e Botës të Gjimnastikës Artistike në Katar. Milad Karimi i Kazakistanit siguroi medaljen e argjendtë, me rusin Ivan Kuliak që mori medaljen e bronztë. Por kur Kuliak doli në podium u bë e qartë se ai kishte simbolin ‘Z’ në fanellën e tij.

Mbështetësit e Vladimir Putinit janë parë të veshur me rroba dhe emblema me shkronjën “Z”, duke iu referuar mbështetjes së tyre për pushtimin e Ukrainës.

Simboli, që përfaqëson frazën ruse për fitore, ka qenë i dukshëm në tanket dhe makinat vrasëse të Putinit që hyjnë në Ukrainë.

Konsiderohet gjerësisht si shenja që simbolizon luftën, dhe kanali televiziv “Russia Today” i financuar nga Kremlini u kritikua kohët e fundit për shitjen e mallrave ‘Z’.

Kur Kovtun shkoi në hapin e lartë për të marrë medaljen e tij të artë, ai shtrëngoi duart me Kazak Karimin, por nuk e pranoi Kuliak./ h.ll/abcnews.al