Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Spahia thirrje shkodranëve: Drejtohuni kutive!

schedule18:30 - 6 Mars, 2022

schedule 18:30 - 6 Mars, 2022

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Bardh Sohia u është drejtuar me një mesazh shkodranëve, teksa kanë mbetur vetëm pak minuta nga mbyllja e procesit të të votimt.

Teksa falënderoi të gjithë komisionerët dhe qytetarët, Spahia u bëri apel shkodranëve që ende nuk kanë votuar t’u drejtohen kutive të votimit.

“Shfrytëzoj rastin të falenderoj çdo komisioner dhe anëtarë në këtë proces zgjedhor për punën. Dua të falendeoj çdo qytetar të bashkisë tonë që ka votuar sot duke kryer detyrën e vet qytetare të rëndësishme. Një falenderim për demokratët që sot janë impenjuar në këtë proces votimi. Dua t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që akoma s’kanë gjetur kohën tu drejtohen kutive të votimit për të ardhmen e tyte. Është një shërbimi më i madh që mund ti bëjë Shkodrës dhe shoqërisë sonë”, tha ai në një deklaratë për shtyp. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!