Granada ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin 3-1 kundër Valencias në transfertë.
Titullar sërish ishte Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares shqiptare të cilin spanjollët e blenë në janar te Ferencvaros për 3.5 milionë euro.
Beratasi në minutën e 56-të “detyroi” Domenech të shënonte në portën e tij autogol dhe për pak minuta ta hapte ndeshjen.
Le 1er ⚽️ de Myrto Uzuni en championnat
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 5, 2022
Gjithsesi Valencia fitoi një penallti, që Soler e ktheu në gol dhe i mbylli sërish llogaritë. Më parë kishin realizuar Guedes dhe Gomez. / abcnews.al