Al Bano këngëtari i njohur italian ka përfunduar në listën e zezë të Ukrainës pasi konsiderohet si rrezik për sigurinë kombëtare, për shkak të qëndrimeve të tij filoruse.
Sipas raportimeve të agjencisë ruse Interfax, ministri ukrainas i kulturës ka vendosur dhe këngëtarin e njohur italian Al Bano në listën e personave që konsiderohen si kërcënim për sigirinë kombëtare, për shkak të qëndrimeve të tij filoruse. Lista e zezë hartohet dhe rinovohet nga ministria e kulturës në bazë të kërkesave që mbërrijnë nga këshilli i sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, nga shërbimet ukrainase të sigurisë dhe këshillit të televizionit dhe radios kombëtare
Dueti i përbërë nga Al Bano e Romina Pouer ka qenë shumë popullor në Europë dhe në Bashkimin Sovjetik në vitet ’80 dhe ’90. Këngëtari nuk ka fshehur asnjëherë admirimin e tij për presidentin rus Putin, të cilin e njohu në Moskë në vitin 1986 kur lideri i Kremlinit ishte në krye të KGB-së. /abcnews.al