Të prekur dhe njëkohësisht të irrituar nga vrasja makabër e nuses dhe vjehrrës, Fatmira dhe Bukurie Bami, janë shprehur banorët e fshatit Progër në Devoll.
“Fshati ta varë këtu. Ai s’e ka herën e parë e ka herën e 100. Policia e Devollit e merr e lëshon. Kaq kam unë”, tha një prej banorëve pëe autorin e arrestuar tashmë.
Policia sqaron se pas identifikimit është arrestuar në flagrancë edhe autori i ngjarjes 36-vjeçari Ali Zili, i cili kishte hyrë në banesën e viktimave për të grabitur.
Por në momentin që ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Bukurie Bami dhe Fatmira Bami jetonin vetëm, pasi burrat e tyre kanë vdekur. Kurse dy fëmijet e 60 vjeçares janë emigrantë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al