Jeta në kontenier! Prej 5 vitesh familja Pajo jeton në varfëri ekstreme

schedule14:25 - 5 Mars, 2022

schedule 14:25 - 5 Mars, 2022

Prej 5 vitesh, familja Pajo, nga Vlora jeton në një konternier në kushte të mjerueshme.

Veç problemeve ekonomike, jeta për nënë e bir, vështirësohet më shumë gjatë dimrit.

“Kushte të vështira, këtu flemë, djali 35 vjeç, pa kushte, edhe pikon tani. E fut ujin brenda. këtë ja kam thënë bashkisë’, ka thënë ajo.

65 vjeçarja, Bukuroshe Pajo qëndron me sytë nga dera, në pritje të ndonjë ndihme.

Thotë se shpenzimet janë të shumta, por të ardhurat janë të papërfillshme.

“10 mijë lekë person. Djali ka punuar me bidona 200 mije lek. Për mua që jam e sëmura është më e vështirë. Dhe sa ditë më kanë mbetur mua. Doja një ditë të bardh për djalin se kam jetim’, shprehet qytetarja.

Ajo ka aplikuar në Bashki për të përfituar një banesë sociale, por gjithnjë është skualifikuar. Shpreson që këtë vit fati të jetë në krahun e saj.

“Në fillim na tha se me këto te ardhura nuk fiton. na thanë të aplikoni prapë. Duam të aplikojmë sa të fillojë djali pune”.

Nga Bashkia e Vlorës konfirmohet se 65 vjeçares i është kërkuar, të gjejë në një banesë me qira. Bashkia do ti paguajë qiranë deri sa ti sigurohet një banesë sociale./abcnews.al