Sa herë që përmendin skuadrën e Ajax, menjëherë në mendjen tonë do të na vijën emra të njohur të futbollistëve që po shkëlqejnë në skuadrat e mëdha. Ajax është e lidhur ngushtë me talentet që arrin të nxjerrë në tregun e transferimeve, madje diçka e tillë tashmë nuk është çudi nëse do e konsideronim skuadrën holandeze si “djepin e talenteve”.
Mjafton të përmendim disa nga futbollistët që janë “lëkundur në këtë djep”, Frenkie De Jong, Ziyech, Mathijs De Ligt apo edhe Donny Van De Beek të cilët falë paraqitjeve mbresëlënëse me “harkëtarët” ia dolën të nënshkruanin kontrata të rëndësishme me klubi si Barcelona, Juventus, Chelsea apo edhe Manchester United.
Rrugën e lojtarëve të sipërpërmendur duket se do ndjekë edhe Anthony Matheus Dos Santos, i cili ka arritur të bëjë mirë nën urdhrat e Erik Ten-Hag, ku ka arritur të shënojë 11 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 29 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon.
Për 22-vjeçarin tashmë po “çmenden” skuadrat “big”, mes tyre është edhe Bayern Munich, të cilët janë të vendosur për të siguruar shërbime e lojtarit brazilian.
Bavarezet janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 35 milionë euro, ku drejtuesit e shikojnë Anthony si zëvendësuesin e Serge Gnabry, teksa ky i fundit është i lidhur ngushtë me një transferim në Spanjë te Real Madrid. /f.a/abcnews.al