Përmes një postimi në Twitter, Elon Musk tha se zyrtarë të qeverive të huaja i kanë kërkuar kompanisë së tij të internetit satelitor, Starlink “të bllokojë lajmet ruse”, si masë kundër sulmit që po ndodh në Ukrainë, shkruan CNN
“Ne nuk do ta bëjmë këtë për aq kohë sa nuk do të jemi nën kërcënimin e armëve. Më vjen keq, por unë jam në mënyrë absolute pro fjalës së lirë.”
Nuk është e qartë se cila qeveri i ka bërë një kërkesë të tillë kreut të Tesla-s, por ai shtoi se nuk ka qenë vetë Ukraina.
/abcnews.al