Gjatë tetë ditëve të luftës në Ukrainë, 28 fëmijë janë vrarë dhe 64 janë plagosur nga sulmet ruse, sipas një njoftimi të Daria Herasymchuk, një këshilltare e Presidentit të Ukrainës, shkruan Ukrinform
“Maternitetet, kopshtet dhe shkollat janë shkatërruar. Rreth një milion e gjysmë fëmijë ndodhen në zonat e prekura nga bombardimet dhe të rrethuara nga rusët, duke përfshirë jetimët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme,” tha ajo.
Rikujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën, duke bombarduar masivisht zonat e banuara.
Vendi ka shpallur mobilizimin e përgjithshëm. Ukraina gjithashtu ka ngritur një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Penale të OKB-së në Hagë.
/abcnews.al