Pushtimi rus, OKB: 331 civilë ukrainas të vrarë në 9 ditë luftë

schedule15:10 - 4 Mars, 2022

schedule 15:10 - 4 Mars, 2022

Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë për të nëntën ditë radhazi, Organizata e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e Njeriut ka njoftuar se që prej prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë janë vrarë 331 civilë ukrainas.

675 civilë rezultojnë të plagosur sipas OKB-së.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

BBC shkruan se të paktën 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinjë që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar. Tridhjetë milje (50 km) nga qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, në portin jugor të Odesa-s, ndodhen me mijëra njerëz të cilët kërkojnë të largohen ndërsa operacionet ruse vazhdojnë të intensifikohen.

Është një pritje e gjatë dhe personat që nuk kanë automjete duhet të presin 10 deri në 15 orë për të kaluar kufirin. Autoritetet kanë improvizuar streha të përkohshme për personat që presin. /abcnews.al/