Për prindërit që vazhdimisht duhet të zgjohen natën për shkak të të qarës së foshnjave sigurisht që është shumë e vështirë. Megjithatë, mund t’ju duhet të relaksoheni sepse shkencëtarët kanë arritur në përfundime interesante. Një studim ka treguar se foshnjat që zgjohen shpesh gjatë natës janë më të zgjuar.
Sipas Peter Fleming, profesor i shëndetit neonatal dhe psikologjisë së zhvillimit në Universitetin e Bristolit, ekziston një lidhje midis niveleve shumë të larta të arritjeve zhvillimore dhe intelektuale dhe mungesës së gjumit gjatë natës.
“Zakonisht, foshnjave u pëlqen të flenë gjatë ditës dhe nga ora 18 deri në mesnatë është koha kur më së shumti duan të qëndrojnë zgjuar. Në fakt, biologjikisht është një avantazh i madh, sepse në këtë kohë të ditës ata do të kenë më shumë vëmendje nga prindërit se në çdo moment tjetër të ditës.”, tha ai.
Disa studime të tjera kanë treguar se nëse një foshnjë zgjohet gjatë natës do të bëhet një person më pak i prirur ndaj depresionit dhe me një prirje më të madhe për ndjeshmëri. vetëkontroll, aftësi më të mira njohëse dhe një nivel më i mirë i vetëdijes./abcnews.al