Sulmi rus në centralin bërthamor, Zelensky: Mund të ishte si gjashtë Çernobilë

schedule11:27 - 4 Mars, 2022

schedule 11:27 - 4 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka deklaruar se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të ishte aq shkatërrues sa “gjashtë Çernobilë”, shkruan BBC

“Qytetarë të Ukrainës! Ne i mbijetuam një nate që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë – historinë e  Ukrainës dhe historinë e Europës.”

Ai tha se Rusia ishte e vetëdijshme për sulmin që shkaktoi duke e cilësuar  një akt terrorizmi që nuk është parë dhe dëgjuar kurrë më parë.

Si është e mundur diçka e tillë? A nuk  luftuam së bashku për pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”

Ju bëj thirrje të gjithëve të protestoni dhe ti thoni qeverisë tuaj se ju dëshironi të jetoni”.

Zelensky gjithashtu tha se është në kontakt të vazhdueshëm  me liderët botërorë, të cilët ishin të tronditur nga ngjarjet e fundit. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për bllokimin e hapësirës ajrore të Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër një shteti terrorist.

/abcnews.al