Rusia do të “bëjë për vete” Bjellorusinë që t’i bashkohet në luftën kundër Ukrainës

schedule10:35 - 4 Mars, 2022

schedule 10:35 - 4 Mars, 2022

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se ka shumë mundësi që Rusia të tentojë të krijojë një provokim në kufirin ukrainas me Bjellorusinë për t’i dhënë kështu regjimit bjellorus një pretekst për të dërguar trupat e tij ushtarakë, për t’iu bashkuar pushtimit rus, sipas një përditësimi ushtarak.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Deklarata vjen një ditë pasi ushtria ukrainase tha se bazuar në “informacionet e disponueshme”, komanda e një brigade parashutistësh nga Bjellorusia, e lidhur ngushtë me Moskën ka marrë urdhër për të kaluar kufirin në Ukrainë, Skynews.

Përditësimi më i fundit ushtarak ukrainas nga ora 6 e mëngjesit të së premtes, dita e nëntë e luftës së Rusisë në Ukrainë, tha: “Është e mundur që okupatorët të kryejnë provokime të armatosura në kufi për të përfshirë Forcat e Armatosura të Bjellorusisë në luftën kundër Ukrainë.”/abcnews.al/