Lufta në Ukrainë, Rusia bllokon mediet perëndimore në vend për lajme të “rreme”

schedule10:16 - 4 Mars, 2022

schedule 10:16 - 4 Mars, 2022

Autoritetet ruse kufizuan sot aksesin në mediat perëndimore, përfshirë BBC dhe Deutsche Welle , duke i akuzuar ato për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës .

Operatori kombëtar i telekomunikacionit i Rusisë (Roskomnadzor) ka “kufizuar” transmetimin në mbarë vendin të BBC dhe Radio Evropa e Lirë, të financuar nga SHBA, të mediasDeutsche  Welle dhe aksesin në median e pavarur Meduza, pas kërkesës së prokurorit.

Moska është ankuar vazhdimisht se mediat perëndimore i paraqesin ngjarjet me një pikëpamje të njëanshme dhe shpesh antiruse. Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se qasja në shërbimin në gjuhën ruse të BBC-së, si dhe në Radio Liberty dhe faqen e internetit Meduza, është kufizuar.

Lexo edhe: Rusia ka një histori të gjatë mizorish, por deri ku do të arrijë Putin në Ukrainë?

Ndërkohë Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar ligjin që dënon deri në 15 vite burg ata që përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura ruse. SkyNews shkruan se është ende e paqartë si do të përkufizohet informacioni i rremë sipas këtij ligji. Ai parashikon edhe gjoba për ata që shpërndajnë me dashje informacionin e rremë.

Mendohet se kjo do të synojë kryesisht gazetarët rusë, thotë redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn. “Kjo tregon se hapësira e informacionit po ngushtohet. Mendoj se tregon drejtimin e udhëtimit për qeverinë ruse.” /abcnews.al/