Ministri i Jashtëm i Letonisë ka deklaruar se NATO duhet t’i konsiderojë të gjitha opsionet, kur u pyet nëse aleanca veriatlantike duhet të hyjë në konflikt direkt me Rusinë.
Edgars Rinkevics tha programit për BBC se qeveritë “nuk duhet të përjashtojnë” asnjë mjet për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës. “Mendoj se duhet t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet, por gjithashtu duhet të kuptojmë disa politika të NATO-s mund të zbatohen vetëm nëse ato vende që kanë asetet e nevojshme bien dakord për këtë”, tha ministri i Jashtëm i Polonisë.
Ndërkohë Kanadaja është shprehur pozitive për të diksutuar të gjithë skenarët për të izolyar Rusinë, tha ministrja e Jashtme e vendit, Melanie Joly, kur u pyet nëse aleanca veriatlantike duhet të hyjë në konflikt direkt me Rusinë.
Joly tha se vija e kuqe e NATO-s ishte të shmangte shkaktimin e një konflikti ndërkombëtar, kur u pyet për zonën e ndalim-fluturimit, raportoi Reuters.
Por më pas ajo shtoi: “Ne duam të sigurohemi që skenarët janë duke u diskutuar”.
Ndërkohë, ministri i jashtëm i Rumanisë, Bogdan Auresku tha se NATO duhet të përshtatë qëndrimin ushtarak në krahun e saj lindor me realitetin e ri pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne duhet ta përshtatim qëndrimin me realitetin, i cili tregon se trupat ruse janë në Ukrainë dhe në Bjellorusi, kështu që ne duhet të rimendojmë gjithçka”, u tha ai gazetarëve ndërsa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Rumania do të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në 2.5% nga 2% e PBB-së duke filluar nga viti i ardhshëm fiskal, shtoi ai./abcnews.al/