Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një bisedë me Henry Smith Deputet i Partisë Konservatore dhe drejtues kryesor i kësaj partie në Komisionin e politikës së Jashtme të Parlamentit Britanik.
Spahia, shkruan në një postim në rrjetet sociale se mori mbështetjen dhe sigurinë për bashkëpunim serioz dhe konkret në të ardhmen.
“Gjatë një bisede miqësore me Mr. Henry Smith Deputet i Partisë Konservatore dhe drejtues kryesor i kësaj partie në Komisionin e politikës së Jashtme të Parlamentit Britanik, pata kënaqesinë të marr mbështetjen dhe sigurinë për bashkëpunim serioz dhe konkret në të ardhmen, në të mirë të Bashkisë Shkodër.
Bisedës tonë iu bashkua edhe z. Alfred Pllumbi, drejtues i shoqatës konservatore në Shqipëri dhe Ballkan”, shkruan ai.
/abcnews.al