“Putin kërkon brez vendesh nën diktat”, Panariti: Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE

schedule20:25 - 3 Mars, 2022

schedule 20:25 - 3 Mars, 2022

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “Radari Informativ” ka folur rreth situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, duke theksuar se Putini nuk do ndalet, pasi kërkon që të vendos një brez në kufi me Europën nën diktatin e tij.

“Putin, kërkon të krijojë një brez vendesh nën diktat. Nuk ndalet do fillojë në brez që shkon nga veriu deri në Detin e Zi. Që sipas tij nuk kanë të drejtë që të përcaktojnë aleanca jashtë vullnetit të Moskës.” tha Panariti.

Panariti ka theksuar se Moska ka burime të fshehur pasurie, ndërsa shton se gjëja që e e bën më të fortë Rusinë, është fakti i posedimit të armëve bërthamore.

“Sigurisht që ka burime të fshehura. Është ¼ e botës. Territore pa fund. Edhe mund ta mbajë një operacion të tillë. Dramatike është se ka koka bërthamore po aq sa Amerika. Dhe nëse përqendrohemi tek Putin, ai ishte kërcënues se tha mund t’ju bëj atë që nuk e keni parë asnjëherë.” tha Panariti.

Duke u ndalur tek një sulm i mundshëm i Putin me armë bërthamore, ai është shprehur se një diktator mund të sakrifikojë edhe gjysmën e popullsisë për të arritur atë që do.

“ Diktatorët nuk gjykohen me standarde perëndimore. Stalini thoshte se vdekja e një personi është dramë ndërsa e milionave është statistikë. Pra nuk e ka problem që ,mund të sakrifikojë çerekun e popullsisë.” tha Panariti.

Për Panaritin, Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në bllok në Bashkimin Europian. Sipas Panaritit standardet do të mund të plotësohen rrugës.

“Do pranohet nga BE. Standardet plotësohen rrugës. As bullgaria dhe Rumani nuk i kishin plotësuar. Ishin vende të bllokut lindor dhe u bë një veprim kurajoz. Por sot janë në BE. Sot do ndodhe me Ballkanin Perëndimor. Futi brenda dhe standardet do plotësohen rrugës. Do ishte e arsyetuar që 5 vende të BE ta njohin Kosovën në një presion pozitiv nga BE dhe SHBA. Ka qenë paradoks, për BE. Duhet të jetë pjesë e reformimit.” tha Panariti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!