Të prekurit nga koronavirusi në fund të shkurtit ranë me shtatë fish në raport me janarin ku u shënua dhe piku i valës “Omicron”, por humbjet e jetës mbetën pothuajse në të njëjtat nivele.
Mjekja e Covid-1, Esmeralda Meta shpjegon se pacientët paraqiten në spital kur sëmundja ka avancuar.
Aktualisht rënia e numrit të të infektuarve është reflektuar dhe në spitalin “Infektiv”. Urgjencat janë përgjysmuar krahasuar me dy javë më parë ndërsa pacientët që po dominojnë janë në moshë të mesme dhe me sëmundje të tjera.
Të sëmurët në gjendje më të rëndë vijojnë të trajtohen në Covid-1 megjithëse me rënien e numrit të të shtruarve Infektivi po përgatitet për t’ju nënshtruar rikonstruksionit. Ndërkohë ata në formë më të lehtë transferohen në Covid-3 i cili me nisjen e punimeve në “Infektiv” do të jetë spitali i vetëm që do të trajtojë pacientë me koronavirus. /abcnews.al/