Ambra Meda flet për jetën private: Po më pëlqeu, flirtoj unë e para

schedule17:41 - 9 Mars, 2019

schedule 17:41 - 9 Mars, 2019

Ambra Meda është një nga personazhet publike shqiptarë, që ndryshe nga vajzat e tjera, famën nuk e ka marrë nga ndjekësit në Instagram, por nga historia e saj. Falë forcës, ajo arriti të mposhtë një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë për emisionin “Thumb”, Ambra ka rrëfyer se e ka fituar luftën përfundimisht betejën e saj me sëmundjen.

A është mbyllur përfundimisht ai kapitull?

Ambra Meda: Tani i kemi thënë “ciao-ciao”. S’ka më. Unë bëj kontrolle në Gjermani se duhen dhe jemi OK.

Kontrollet janë të vazhdueshme?

Ambra Meda: Në fillim i bëja një herë në tre muaj, tani janë rralluar. I bëj një herë në 6 muaj dhe tani një herë në vit. Dhe një herë pas këtij viti dhe pastaj jam free.

Gjithashtu, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta e saj private. E pyetur nëse ka menduar ta bëjë film apo dokumentar historinë e saj, Ambra tha që ka menduar ta tregojë atë përmes një libri.

Ambra: E kam menduar edhe si libër, por nuk është se ka ardhur ai momenti që t’ia bëj tik vetes. Në fakt unë KËto kohë kam shkruar më shumë për dashurinë. Nuk e di se ç’më ka gjetur.

Të paska zënë qymyri më duket?

Ambra: Moj motër s’na ka trokitur në derë dashuria.

Më tej, ajo ka rrëfyer se si reagon kur e ngacmojnë në rrugë.

“Jam shumë e egër kur më ngacmojnë direkte i kthehem ‘pse kishe gjë ti?’ Po më pëlqeu e shoh, e flirtoj. Jam nga ai tipi që dhe femra duhet ta bëjë hapin e para, jo nga ato gocat që: ai duhet të më çoj ftesë mua pse ta bëj unë. E çoj, filloj dhe muhabetin”, tha Ambra./abcnews.al