Ermal Mamaqi ka dhënë këtë të enjte një interviste për moderatorin Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Ai foli për trajnimet që po kryen kohët e fundit si motivues. Ermali tregoi gjithashtu dhe se cila ishte arsyeja që vendosi të largohej nga ekrani pas pyetjes që bëri moderatori.
“Emisioni “Xing” ka qenë një hap i madh që bëra në industrinë e televizionit. “6 ditë pa Ermalin” ka qenë dashuria e parë por Xing ishte treni që më solli shumë të mira nga të gjithë anët. Çdo gjë e madhe kërkon impenjim të madh deri në pikën kur kuptova që shkëlqimi po binte. Doja të tërhiqesha në kohën e duhur.
LEXO EDHE: “I ka hipur tangërlliku”, Ermali Mamaqi shpërthen ndaj Bora Zemanit, komenti për Trixën
Kur e kuptova që po shkojmë poshtë mendova të tërhiqem dhe të bëj diçka tjetër. Është më bukur të gjesh dhe të shkosh nëpër hapësira që nuk i shkelur më parë.”, tha Ermali duke shtuar se aktualisht nuk e mendon një rikthim në ekran për shkak të angazhimeve të tjera.
LEXO EDHE: A do t’i rikthehet muzikës? Ermal Mamaqi tregon arsyen se pse u largua nga ekrani
“Nuk ka ardhur momenti sepse nuk e ndjej ta bëj këtë gjë. Televizioni është i bukur por është një konsum i madh dhe do të fokus të veçantë që nuk e kam komoditetin për ta dhënë tani.”, tha Ermali.
LEXO EDHE: E krahasuan me presidentin ukrainas, Ermali tregon nëse do t’i futej politikës: Kam pasur oferta
Ermali tregoi gjithashtu se nëse do t’i rikthehet muzikës. “Këndoj shpesh pasi kam një piano në shtëpi. Aty është momenti ku shfryj dëshirën për të kënduar. Dj Benito po bën një remix të këngës Ditën e Verës dhe do ta sjellë me 14 Mars. Nuk është se do të kthehem te muzika”, u shpreh Ermali duke nënkuptuar se e ka mbyllur me muzikën./abcnews.al