Bullgaria njoftoi sot, dëbimin e dy diplomatëve rusë për spiunazh dhe u dha atyre 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi, njoftoi ministrja e Jashtme Teodora Gencoëska.
“Dy diplomatë rusë u shpallën të padëshirueshëm pasi morën një letër nga prokurori i përgjithshëm,” u tha Gedovska gazetarëve.
Ministria e Jashtme shpjegoi se kishte “marrë prova të aktiviteteve të spiunazhit ” në emër të tyre. Sipas prokurorisë, një nga diplomatët ka marrë informacion sekret që nga viti 2016 nga një zyrtar bullgar i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili u akuzua sot. Gjykatësit nuk dhanë detaje të mëtejshme për shtetasin e dytë rus. /abcnews.al