Frikë nga lufta, 3 shtetas nga Kosova largohen nga Ukraina

schedule14:51 - 2 Mars, 2022

schedule 14:51 - 2 Mars, 2022

Ambasada e Kosovës në Republikën Çeke, e cila mbulon edhe territorin e Ukrainës, ka njoftuar se tre shtetas të Kosovës janë larguar nga Ukraina, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Ata kanë qenë në Ukrainë për periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.

Qëndresa Fazliu, zyrtare për komunikim në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka thënë se në total, autoritetet kosovare kanë arritur të kontaktojnë me shtatë kosovarë në Ukrainë.

Katër personat tjerë – një familje katëranëtarëshe – është thënë të jetë në rrugë e sipër për të kaluar në Hungari.
Situata në Ukrainë është përkeqësuar prej sulmit rus që ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!