Rusët sulmuan me raketa ndërtesën e policisë në Kharkiv, raportohet për 4 viktima

schedule11:51 - 2 Mars, 2022

schedule 11:51 - 2 Mars, 2022

4 persona kanë humbur jetën pasi ushtria ruse goditi me raketa ndërtesën e policisë rajonale në qytetin Kharkiv, Ukrainë, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC

Raketa goditi ndërtesat që i përkisnin policisë, Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Universitetit Kombëtar Karazin rreth orës 08:10 të mëngjesit. Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë zjarrfikësit  duke u përpjekur të shuajnë flakët që kanë përfshirë ndërtesat.

Kryebashkiaku i qytetit tha se Kharkiv është “i rrethuar pjesërisht” nga ushtria ruse, duke shprehur mirënjohjen për guximin e ukrainasve, të cilët  nuk janë dorëzuar përballë agresionit rus.

/abcnews.al